P.E.SH - Pyetjet e shpeshta
PESH - Pyetjet e Shpeshta
- Si funksionon?
Ju shikoni ueb sajte për 30 sekonda secilin në faqen "Shfleto reklamat". Pasi koha te përfundoj, ju do të shihni shenjën tik me ngjyrë të gjelbertë ose një 'X' me ngjyrë të kuqe. Shenja tik e gjelbertë nënkupton se ju keni fituar para për vizitën kurse shenja 'X' me ngjyrë te kuqe dmth se ju nuk keni fituar para për vizitën. Ju do te merrni shenjën 'X' me te kuqe, kur ju keni hapur me shumë se një ueb sajt në të njëjtën kohë nga faqja "Shfleto reklamat". Kur kjo të ndodhë, ju nuk fitoni para. - A munden personat tjerë në shtëpinë time te regjistrohen?
Po ata munden, nëse secili prej tyre ka kompjuterin e vet, ka llogari te hapur në KosPay/PayPal si dhe një email adresë personale. - A mund të kem më shumë se një llogari?
Jo. Ju nuk keni nevojë dhe as qe ju duhet të keni më shumë se një llogari. Nëse ju keni harruar informatat tuaja për kyçje në llogarinë tuaj, ju mund të bëni kërkesë që t'ju dërgojmë ato në email adresën tuaj. Nëse ne ju zëmë duke përdorur më shumë se një llogari (ne kemi një proces shumë strikt dhe të fortë të auditimit para se pagesat të dërgohen) llogaria(të) juaj do të fshihen nga sistemi ynë, IP adresa juaj do të vendoset në listën e zezë dhe ju nuk do të pranoni asnjë shumë të parave të fituara më herët. Prandaj keni kujdes se çfarë bëni! - Rrjeti im, shkolla ose ISP të gjithë përdorin IP adresat e njëjta ose të rastit, a mund te regjistrohem?
Po, kjo është në rregull. Rregulla e njëjtë vlen nga përgjigja e mëparshme. - Sa shumë para mund të fitoj?
Nuk ka kufizim se sa shumë ueb sajte ju vizitoni ose sa referues ju bëni. Mundësitë tuaja për të fituar më shumë janë të pakufishme. - Si mund t'ju referoj te tjerëve?
Përdorni kodin (linkun) tuaj unik te referimit, i cili gjendet tek faqja "Llogaria ime". - Nuk mund të shoh asnjë reklamë!
Nëse nuk mund të shihni asnjë link në faqen "Shfleto reklamat", por ju mund të shihni statistikat e sajtit në anën e djathtë të faqes, atëherë ju duhet të deaktivizoni programet antivirus dhe antispyware/adware. Nëse kjo nuk funksionon, atëherë provoni të fshini keshin e kompjuterit (ang. cache), temp files, cookies, etj. Nëse prapë keni probleme, provoni të ndryshoni shfletuesin tuaj ose te merrni një version të ri të shfletuesit. - Statistikat e mia nuk po azhurnohen!
Kjo mund të ndodhë se shfletuesi juaj është duke ruajtur faqen në kesh memorien ose ju nuk jeni duke pritur qe te përfundoj koha e paraparë për secilën reklamë. Nëse kjo nuk funksionon, atëherë provoni të fshini keshin e kompjuterit (ang. cache), temp files, cookies, etj. Nëse prapë keni probleme, provoni të ndryshoni shfletuesin tuaj ose te merrni një version të ri të shfletuesit. - Gjatë procesit të kyçjes ose regjistrimit, unë vetëm po marr mesazhin "Kodi i sigurisë nuk është valid."
Së pari sigurohuni qe ju jeni duke shkruar në mënyrë korrekte kodin e sigurisë. Nëse kjo nuk funksionon, atëherë provoni të fshini keshin e kompjuterit (ang. cache), temp files, cookies, etj. Nëse prapë keni probleme, provoni të ndryshoni shfletuesin tuaj ose te merrni një version të ri të shfletuesit. - Sa shpesh azhurnohen statistikat?
Statistikat azhurnohen në kohë reale. - Si paguhem unë?
Pagesat behen ne:
- KosPay(kjo vlen vetem per Kosovabux)
- PayPal(krejt Ueb-faqet,por jo Kosovabux)
- Kur paguhem unë?
Ju mund të kërkoni qe t'i tërhiqni paratë tuaja atëherë kur ju keni grumbulluar shumën minimale te lejuar nga Ueb-faqet e ndryshme,pagesa minimale e qdo Ueb-faqe eshte paraqitur ne tabelë ne fillim te faqes sone. Pagesa juaj do të realizohet përmes PayPal(zakonisht) brenda disa ditëv.
- Përse jam paguar më pak se qe kam fituar?
Kjo ndodhë për arsye se KosPay, në varësi nga tipi i llogarisë qe keni hapura ju ndalojnë një përqindje te caktuar nga ata vetë për secilin transaksion. - Përse duhet të klikoj dy herë që të shoh shenjen tik të gjelbertë?
Kontrolloni programet për antivirus, antispyware/adware, azhurnoni shfletuesit tuaj që të pranojnë cookies dhe java skript. Nëse kjo nuk punon, provo të pastroni keshin (ang. cache) ose ristartoni kompjuterin tuaj. - Çfarë është KosPay/PayPal ?
- KosPay dhe PayPal jan sistem i pagesave online të cilin e përdorin Ueb-faqet për t'i paguar shfrytëzuesit tanë. KosPay/PayPal userame (email) është username (email adresa) qe ju keni shfrytëzuar gjatë regjistrimit tuaj në KosPay/PayPal. Hapja e llogarisë në KosPay dhe PayPal është falas. Për më shumë klikoni www.kospay.com dhe www.paypal.com
Komente:
No comments found.
